Teuta starton merkaton, ja 2 afrimet e para

0
SHPËRNDAJE
loading...

Superiorja / Pas shumë largimeve nga ekipi, Teuta është gati për të bërë goditjet e para në këtë merkato. Stafi drejtues dhe trajneri Gugash Magani po mendojnë për sezonin e ri, ndaj dhe janë gari afrimet e para për të ndërtuar një skuadër vërtet çilësore ku Teuta do të kërkojë të jetë ambiçioze.

Klubi durrsak ka piketuar dy nga lojtarët më të dalluar të Besëlidhjes në Kategorinë e Parë si Kamara dhe Sidibe. Dy kamerunasit bënë një super sezon në aspektin personal, por pa mundur dot që të ndihmojnë skuadrën e tyre të ngjitet në Superiore, teksa shkuan deri në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Mësohet se marrëveshja mes palëve është arritur dhe si Kamara ashtu edhe Sidibe do t’i bashkohen Teutës javën e ardhshme për të filluar përgatitjet nën urdhërat e Gugash Maganit për sezonin e ri futbollistik në Superiore.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU