Teuta test pozitiv me Bylisin

0
SHPËRNDAJE
Loading...

1KS_Teuta

 

Teuta e Durrësit dhe ballshiotët e Bylis u ndeshën sot pasdite në stadiumin “Niko Dovana”. Trajnerët e të dyja ekipeve e kishin marrë shumë seriozisht takimin, pasi nga të dyja krahët ishin rreshtuar formacionet më të mira dhe jo linjat e dyta. Ndeshja u mbyll me rezultatin 2-0 për durrsakët me golat e shënuar nga Musta dhe Gashi. Trajneri Gugash Magani ka aktivizuar menjëherë dy blerjet e reja të kësaj vere, mbrojtësin Kukaj dhe sulmuesin Gashi.

Nga ana tjetër skuadra ballshiote ka patur ndryshime me atë të sezonit të kaluar, duke rreshtuar një formacion me ndryshime të shumta ku kishte edhe lojtarë të ardhur në prov dhe duke aktivizuar në pjesën e dytë edhe lojtarë të rinj.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.