Teuta-Tirana 0-0/ Dy trajnerët “luajnë shah”, s’ka gola në “Niko Dovana”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Teuta – Tirana 0-0Tirana

Teuta: Moçka, Lukiç, R. Hoxha, Shkalla, Kotobelli, Çyrbja, Lena, Hila, Musta, Magani, Bernardo
Trajneri: Gugash Magani

Tirana: Ed. Bakaj, Kërçiku, Muça, Teqja, Gërçaliu, Vucaj, Karabeci, Malaj, Lika, Fukui, El. Bakaj
Trajner: Ilir Daja

Arbitra: Enea Jorgji, Emigers Gançi, Rudin Preça, Astrit Mahmuti


Teuta dhe Tirana janë përballur me njëra-tjetrën në një sfidë të vlefeshme për luftën e vendit të tretë. Ndeshja ishe më e ngjeshur në mesfushë gjatë fraksionit të parë. Bardheblutë fitojnë terren dhe Fukui nga e majta është tepër aktiv duke fituar duelet me mbrojtësit vendës dhe shërbyer topa të pashfrytëzuar nga shokët e skuadrës. Ndërkohë që Teuta luan disi me frikë, ka rastin për të shënuar një gol me anë të Kotobellin, por goditja e tij me të majtën grushtohet nga portieri Bakaj.

Kundërpërgjigjet Tirana dhe është Gilman Lika, lëshon një “silurë” të vërtetë nga distanca, por grushton në këndore portiere mik vendës Mocka.

Në shifrat 0-0 mbyllet pjesa e parë.

Pjesa e dyte

Pjesa e dytë është e rivalizuar dhe me raste nga të dyja krahët. Por bardheblutë kanë raste më të pastra. Trajnerët respektiv zhvillojnë lojën  e tyre me zëvëndësimet e lojtarëve. Por rezultati nuk ndryshon për minuta të tëra.

Në fundin e sfidës arbitri Enea Jorgji, akordon kartonin e dytë të verdhë dhe automatikisht të kuq për Dorian Kërcikun. Tirana me 1 lojtr më pak.

Me këtë barazim na u kujtua ndeshja e fundit midis dy skaudrave në “Selman Stërmasi”, e përfunduar në të njejtat shifra 0-0. Duket se dy trajnerët Magani dhe Daja luajnë “shah” edhe në fushën e blertë kur mundësit për shënim janë me pikatore në të dyja portat.

Në fundin e sfidës Bakaj ka pasur dy iniciativa, në fillim Mocka bënë mrekullin, më pas gjuajtja e tij është qëndrore.

Tashmë me fitoren e Kukësit në Vlorë gjërat janë vështirësuar së tepërmi për vendin e  tretë kur kuksianët duken të antazhuar, ndërkohë që Teutës dhe Tiranës u ka mbetur vetëm shpresa.


 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.