Teuta-Tirana ndan shumë llogari

0
SHPËRNDAJE

downloadSkuadra e Teutës vjen pas një fitore të thellë ndaj Tërbunit në kampionat. Tashmë të besuarit e Gugash Maganit, me një moral të lartë e kanë arkivuar ndeshjen e Pukës. Vëmendja përqendrohet tek ndeshja e rradhës ndaj Tiraës në Niko Dovana. Sic dihet bardheblutë janë 4 pikë më pak se “Djemtë e Detit” dhe shihen si një kërrcënim serioz për vendin e tretë të renditjes që dërgon një skuadër në zonën europiane. Ndërkohë që një fitore e mundshme e Teutës do të nxirrte jashtë gare bardheblutë. Por edhe Tirana nga ana e saj i ka të gjitha mundësit për një rezultat pozitiv pas performancës tepër pozitive të zhvilluar ndaj Skënderbeut, pavarësisht humbjes. Nuk falet humbja në kampin bardheblu dhe pritet që të besuarit e Ilir Dajës, të japing maksimumin në këtë ndeshje me llogari të hapura…

S'KA KOMENTE

Comments are closed.