Teuta – Vllaznia , të dyja synojnë kupën

0
SHPËRNDAJE


Nëse në kampionat Teuta dhe Vllaznia nuk po kalojnë një moment të mirë, në kupë të dyja skuadrat kërkojnë të shkojnë deri në fund. Sfida e kthimit në Niko Dovana pritet të jetë e luftuar dhe emocionuese, duke parë dhe atë që ekipet dhuruan në ndeshjen e parë në shkodër por edhe atë që dhanë në fundjavë në kampionat. Dikur kupa ishte kompeticioni ku të dyja skuadrat kishin përqendrimin maksimal, duke qënë se është rruga më e shkurtër për të shkuar në europë. Madje finalen e fundit Vllaznia e ka arritur pasi kaloi në gjysmëfinale pikërisht Teutën, por pa mundur ta fitojë atë.
Në sezonin 2009-2010 skenari ishte i njëjtë, me ndeshjen e parë që në Loro Borici dhe të kthimit në Niko Dovana. Por ndryshe nga ajo përplasje kur kuqeblutë udhëtonin me avantazhin e pastër 2-0, Teuta kësaj here ka mundësi të mirë për të synuar përmbysjen. Që nga 2003 djemtë e detit nuk arrijnë në finale, dhe duke parë situatën problematike në kampionat, Europa nuk shihet si utopi për ta, pasi mund të arrijnë nëpërmjet kupës.

Historia flet se të dyja ekipet kanë mundësi të mirë për të shkuar deri në fund, dhe të paktën për një pasdite kampionati duhet harruar. Renditja në të nuk vlen, me të dyja skuadrat që kanë treguar se po kalojnë një moment të mirë dhe shpëtimin e sezonit mund ta gjejnë pikërisht tek Kupa.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.