Teuta zhgënjen në miqësore por Magani është optimist

0
SHPËRNDAJE


Superiorja/ Sulmuesi Abdel Latif vijon provën te Teuta dhe miqësorja e nesërme pritet të jetë vendimtare për afrikanin. Edhe pse në ndeshjen e parë miqësore ndaj Çezenës nuk bëri një paraqitje të kënaqshme, trajneri Magani ka vendosur t’i japë edhe një shans dhe më pas të vendosë për sulmuesin.

Ndërkohë që gjatë fazës përgatitore në Itali pritet edhe një sulmues tjetër në provë. Trajneri Magani po mendon dhe për afrime të tjera, kryesisht në mesfushë ku synohet një lojtar me eksperiencë në Superiore. Me shumë mundësi do të afrohet edhe një mbrojtës dhe emri më i lakuar është ai i Sunday.

Ndërsa afrimi më i ri në sulm, serbi Haxhibuliç, ka bërë një paraqitje të mirë në ndeshjen e fundit ndaj Çezenës. U mendua si një sulmues që ndoshta s’i bën punë Teutës, po i riu po tregon cilësi të mira, si dhe po ambientohet me skuadrën.

Ndërsa detyra e menaxherit të klubit dhe drejtuesve është që t’i gjejnë serbit partnerin e duhur në sulm, pasi deri tani Haxhibuliç është i vetmi sulmues te Teuta. Emrat, të cilët janë lakuar janë disa, por durrsakët nuk kanë vendosur ende se kush do të jetë “pyka” e Teutës. Pritet të vijë në huazim dhe sulmuesi i Interit, Ze Turbo

S'KA KOMENTE

Comments are closed.