Thellohet edhe më skandali i dopingut

0
SHPËRNDAJE
Loading...

skandali_0Ndryshon sërish medaljeri i Lojërave Olimpike të Pekinit të 2008-s. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (CIO) njoftoi se ka dënuar 16 sportistë të cilët kanë rezultuar pozitivë, pas ritestimeve antidoping të kryera në mostrat e mbledhura tetë vjet më parë.

Në mesin e tyre janë rusët Khadzhimurat Akaev (medalisti i bronztë në peshën 94 kg, peshëngritje); Kasan Baroev (medalist i argjendtë në mundje në stilin klasik, pesha 96/120 kg) dhe Dmitri Lapikov (medalist i bronztë në peshën 105 kg, peshëngritje); ukrainasit Natalia Davidova (medaliste e bronztë në peshën 69 kg, peshëngritje) dhe Denis Jurçenko (medalist i bronztë në kërcimin me shkop); grekja Krisopigi Devetzi (e bronztë në trehapësh); kazakët Mariya Grabovetskaja (e bronztë në peshën 75 kg, peshëngritje), Irina Nekrasova (e argjendtë në peshën 63 kg, peshëngritje) dhe Aset Mambetov (i bronztë në mundje, në peshën 84-96 kg, stili klasik) dhe azerbajxhanasi Vitalii Rahimov (medalist i argjendtë në peshën 55- 60 kg, mundje).

Në një deklaratë për shtyp të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (CIO) thuhet: “Mbrojtja e sportistëve të pastër dhe lufta kundër dopingut janë përparësitë kryesore për Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Për të siguruar një nivel loje të pastër për të gjithë sportistët pjesëmarrës në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’, CIO mori masa të veçanta në këtë event, duke përfshirë në programin e saj ritestime dhe rianaliza të mostrave të depozituara nga ‘Pekini 2008’ dhe ‘Londër 2012’, pas një procesi specifik, duke filluar nga muaji gusht i vitit 2015”.

Në total deri tani janë kapur 98 sportistë, pas dy fushatave ritestimesh antidoping nga Lojërat e Pekinit dhe Londrës. Pothuajse në të gjitha testet që kanë dalë pozitive substancat e ndaluara kanë qenë steroid anabolik, turinabol dhe stanozolol/durrëslajm

S'KA KOMENTE

Comments are closed.