Thomas Muller: Nëse përballemi sërish me Barcelona-n do të jemi të përgatitur

0
SHPËRNDAJE

mullerThomas Muller shprehet se nuk e di se në cilin aspekt Barcelona është më e mire se FC Bayern.

Sulmuesi 26 vjeçar shënoi golin e avantazhit në ndeshjen e Bayern kundër Juves që mbaroi me rezultatin 2:2. Ekipi i tij është në kërkim të kupës së dytë evropiane në katër vite.

Bayern u skualifikuan nga Barcelona në gjysmëfinalen e vitit të kaluar, e cila më pas fitoi tripletën, por Muller beson se ekipet janë në të njëjtin nivel.

“Barcelona po kalon një moment të mirë,” shprehet lojtari i përfaqësueses gjermane për Sport1. “Por unë shoh Bayern si një nga ekipet më të mira në Evropë, natyrisht bashkë me Barcelona-n.. Ne jemi të parët në Bundesliga, jemi një ndeshje larg finales së kupës së Gjermanisë, dhe gjithashtu kemi arritur një rezultat të mirë jashtë fushe në ndeshjen e parë të 1/8-ave. Nuk e shoh ku Barcelona është më e mirë se ne.

Mund të shihet çdo javë se sa të mirë janë, por mund të shihni dhe ndeshjet tona dhe të thoni ‘Po, edhe Bayern është shumë i fortë’. Nëse përballemi sërish me Barcelona-n do të jemi të përgatitur”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.