Thuajse zyrtare, Mourinho me ekip të ri

0
SHPËRNDAJE

Jose Mourinho
Jose Mourinho

Premier League/ Nuk ka më histori, Jose Mourinho do të jetë trajneri i ri i Manchester United. Lajmi vjen nga e përditshmja spanjollë “AS” e cila ditën e sotme faqen e parë të gazetës e ka hapur me këtë lajm. Sipas tyre tashmë çdo gjë ka marrë në fund në lidhje me këtë çështje dhe se zyrtarizimi i portugezit në krye të pankinës së “Djajve të kuq” është thjesht një formalitet.

Marrja e pankinës së Manchester United nga “Special One” pritet të bëhet zyrtar pak orë pas përfundimit të ndeshjes finale të FA Cup Crystal Palace – Manchester United, e cila do të luhet ditën e sotme në orën 18:30. Me këtë lëvizje, pritet që lufta në sezonin e ardhshëm të jetë akoma më e fortë duke parë trajnerët që do të drejtojnë skuadrat e mëdha në Angli.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.