Thumbon Daja: Derbet harrohen, trofetë mbahen mend!

0
SHPËRNDAJE

Ilir Daja
Ilir Daja

“Derisa ishim me njëmbëdhjetë lojtarë, ishim superior ndaj kundërshtarit. Por dalja e Mucës na prishi planet dhe humbëm ekuilibrat. Sidomos në goditjet standarte. Luajtëm shumë mirë edhe me 10 lojtrë, por nuk patëm fat, sepse meritonim fitoren. Do të bëjmë analizat e duhura për sezonin e ardhshëm dhe do të jap kontributin tim edhe nëse s’do të jem më pjesë e klubit. E kam marrë Tiranën në moment krize dhe kemi marrë shumë pikë, duke parë kushtet dhe mungesat pa fund. Shkuam edhe 4 apo 6 pikë me rivalë, por humbëm terren dhe natyrisht kemi patur shumë probleme.  Në janar doja lojtarë që të bënin diferencën, jo sa për numër. Po ta kisha skuadrën e plotë, do shkonim shumë larg. Tirana do bëhet cdo vit, boshti ruhet dhe vazhdohet përpara duke afruar element nga Akademia. Problem tjetër është që ka presion për të fituar dhe nuk të lejohet të bësh plane afatgjata. Edhe këtë vit klubi punoi mirë, por për shumë arsye nuk fitoi dot trofe. Tirana sot luajti për vete, nuk n intereson kush e fiton kampionatin. Do luftojmë cdo ndeshje ashtu si kemi bërë deri tani. Tifozat donin ndeshje të mirë dhe fitore sot, por derbi harrohet, trofetë mbeten dhe aty Tirana është dukshëm superiore ndaj Partizani.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.