Thyhet Shkëndija e Duros nga Vardari

0
SHPËRNDAJE

shkndVjen humbja për skuadrën shqiptare nga Tetova, Shkëndijën, përballë Vardarit të Shkupi, që fiksoi një rezultat 3-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të kampionatit të Maqedonisë në futboll. Mesa duket fusha e Kumanovës nuk i ka sjellë fat Shkëndijës së drejtuar nga trajneri shqiptar Shpëtim Duro, kundër kampionëve në fuqi. Në minutën e 42-të, Radeski arriti të realizojë për ekipin e Shkëndijës, por Ivanovski (19’), Felipe (88’) e Romero (90+7’) vulosën gjithçka në favor të vardarasve.
Ndër sfidat e tjera të futbollit maqedonas, u mbyll në barazim pa gola derbin i kryeqytetit, mes skuadrës shqiptare Shkupi dhe Metalurgut. Për shkupjanët e trajnerit Zekirja Ramadani ishte barazimi i dytë radhazi. Renova e Tetovës u mposht me rezultat 2-1 nga Mlladosti CD, kurse Rabotniçki triumfoi me rezultat 4:2 kundër Turnovos.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.