“Tifozat Kuq e zi”, kundër Jupit e Bushit

0
SHPËRNDAJE

Grupimi i njohur i përkrahësve të Kombëtares së Shqipërisë, ‘Tifozat Kuq e Zi’, ka publikuar një reagim në lidhje me trajnerin e ri të Kombëtares U-21, Redi Jupi. Se për çfarë bëhet fjalë konkretisht, ju ftojmë të lexoni reagimin e tyre këtu poshtë:

tifoREAGIMI

Rezultatet e mira që po merr Kombëtarja jonë kohëve të fundit kanë bërë që edhe Federata Shqiptare e Futbollit të marrë më me seriozitet menaxhimin por edhe afrimin e lojtarëve më të mirë në ekip. Në vazhdën e kësaj pune besojmë se është edhe angazhimi si trajner në ekipin shpresa i dikur mesfushorit të Kombëtares, Redi Jupi që deri tani ishtë shef I zyrës së talentëve pranë FSHF-së. Në prezentimin e tij z. Jupi i pyetur për dy lojtarë që luajnë në Zvicër e që shihen potencial nga Kombëtarja jonë, ai është përgjegjur “Ata mund të jenë lojtarë shumë të mirë por duhet të kenë dëshirën për të ardhur dhe më pas ne duhet t’i thërrasim”!!!???

Si shkas për këtë, Tifozat Kuq e Zi e ndjejnë nevojën të reagojnë ndaj deklaratave të zyrtarëve të FSHF-së, në veçanti trajnerit të posazgjedhur të ekipit shpresa, dhe menaxherit të Kombëtares Alban Bushi.

tifoRRedi Jupi, si drejtori zyrës së talentëve jo rallë-herë ka dhënë deklarata kontradiktore dhe të pa-matura në raport me negociatat që janë zhvilluar. Ne jemi shumë të vetëdijshëm që negociatat duan kohë, duan durim, madje shumë durim, por poashtu jemi të vetëdijshëm që për shumë raste në të kaluarën ka pasur deklarata të ngutura të dy zyrtarëve të lartëpërmenduri për refuzim të Shqipërisë, madje edhe për ata që sot djersisin fanellën kuq e zi.
Kujtojmë rastet kur për mesfushorin e tanishëm, Ergys Kaçe ka patur deklarata se ai ka zgjedhur Greqinë, e po kështu ka ndodhur edhe për disa lojtarë të ekipeve zingjirë.
Ne, si Tifoza Kuq e Zi kërkojmë nga stafi menaxherial i Kombëtares e veçanërisht nga zyrtarët e saj që të jenë më të matur në raport me tifozin shqiptar, dhe ta konsiderojnë si potencial të Shqipërisë deri në momentin që ai do të luaj për një ekip tjetër kombëtar.

Nuk jemi të mos shpaloset e vërteta sado e hidhur të jetë, por poashtu ne mund të mos jemi të mirë-informuar, por nuk jemi fare të pa informuar. Janë me dhjetëra raste kur Tifozat Kuq e Zi kanë ndërmjetësuar dhe kanë qenë pjesë e negociatave me talentë, negociata që janë vërtetë të lodhshme.

Për fund, ne nuk kemi asgjë personale me personat në fjalë, biles i kemi duartrokitur kur ata veshnin fanellën si lojtarë të Kombëtarës sonë, i kemi dashur dhe i duam, thjeshtë dëshirojmë që punën për të cilën paguhen ta kryejnë ashtu si i takon.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.