Tifozat në rrjetet sociale të acaruar për mungesën e Alban Meha-s

0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja/ Duket vërtetë misterioze mungesa e Alban Mehë në listën e De Biazit për dy ndeshjet e rradhës ndaj Danimarkës dhe Portugalisë. Në fakt lojtari është larguar në sfidën me Armeninë nga grumbillimi. Në këtë largim mund të ketë filluar edhe lufta e heshtur mes tij dhe trajnerit shqiptaro-italian. Por përse mbahet sekrekt dicka e tillë? Kujt i intereson mos grumbullimi i Mehës? A duhet trajneri të thotë dy fjalë për mungesën e tij?

imageSigurisht janë pyetje që duhet të marrin përgjigje. Por më shumë se të gjithw përgjigje duhet të marrin edhe tifozët kuqezi, të cilët në të gjitha rrjetet sociale ku flitet për listën e Kombëtares shprehin pakënaqësinë e tyre për mungesën e Mehës: “Si ka mundësi të grumbullohet Ervin Bulku dhe të lihet jashtë Alban Meha”, është kjo pyetja indirekte e tyre ndaj trajnerit De Biazi. Por sigurisht ai që vendos është gjithmonë trajneri dhe nëse në mes është çështje disipline ka të drejtë dhe do të ishte e udhës t’a bënte publike diçka të tillë. Ndërkohë që nëse rrethanat janë të tjera, atëhere komentet janë të tepërta.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.