“Tifozë specialë” vizitojnë Partizanin në stërvitje

0
SHPËRNDAJE

Fansa të veçantë surprizojnë skuadrën e Partizanit  në stërvitjen e sotme.

Përpara fillimit të seancës stërvitore skuadra e partizanit është vizituar nga disa tifozë special.

Një përfaqësi e Shoqatës “Caritasi Shqiptar” dhe një qendër ditore “Jeta në Zhvillim” ku persona me aftësi te kufizuara marrin shërbim multidisiplinar me qëllimin final punësimin e tyre, kanë vizituar nga afër skuadrën e kuqe.

Një takim emocionues për ta , pasi për të parën herë kanë takuar nga afër idhujt e tyre të cilët i mbështesin nga shkallët e stadiumit. Në fund ata kanë pozuar edhe një foto kujtim me stafin dhe skuadrën. Më pas ekipi ka vijuar normalisht seancën e programuar ku të gjithë lojtarët janë vënë nën urdhrat e trainerit Starova.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.