Tifozët e kontestojnë, por arbitrat në Itali janë pro VAR-it

0
SHPËRNDAJE

Duket se pas shumë vlerësimeve apo kritikave që i është bërë këtij sistemi në kampionatet ku është përdorur, VAR-i në kampionatin italian ka marë mbështetjen e shoqatës së arbitrave.

Në një takim mes tyre drejtuesit  të arbitrimit në Itali kanë analizuar sistemin deri tani, ku theksojnë se vetëm 1% është marzhi i gabimit të tij.

Gjyqtari Nikola Rcoli ka thënë se gjyqtarët janë të bindur për kapacitetin e tij.  Ai shtoi:  “Gjyqtarët janë të bindur për potencialin e këtij projekti, dhe ata janë të gjithë të bashkuar për  të vazhduar me të. Nuk ka asnjë që nuk e beson atë ».

Nikola Ricoli, së bashku me udhëheqësit e arbitrazhit morën shembuj me video disa aksione  ku është përdorur  sistemi VAR,   në një takim të mbajtur  për trajnerët dhe menaxherët e ekipeve në Serie A.

“Rezultatet janë jashtëzakonisht pozitive por ende ka hapësirë ​​të mjaftueshme për përmirësim”, theksoi ai. Rizzoli, së bashku me gjyqtarët italianë Marcello Nicchi, dhe Roberto Rosetti, mbikëqyrësi i projektit italian për mbështetjen e videove, e bërën  të qartë kur thanë se:  “Qëllimi është të kemi vendime më të drejta, të eliminojnë gabimet pa e shqetësuar bukurinë e lojës së futbollit. Ndërhyrja minimale dhe përfitimi maksimal.  Var  shërben vetëm për gabime të qarta dhe të rëndësishme, jo për situata të diskutueshme. Vendimi përfundimtar merret gjithmonë nga arbitri”, shpjegoi ai.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.