Tifozët e Liverpool vishen si Jurgen Klopp

0
SHPËRNDAJE

imagePremier League/ Tifozët e Liverpool tashmë janë të zhgënjyer nga trajneri Brendan Rodgers, i cili e ka kthyer ekipin e kuq nga një legjendë të futbollit anglez në një ekip mesatar. Liverpool duket një ekip pa identitet, pa një skemë të qartë loje dhe përgjegjësitë mbi këtë gjë bien pikërisht mbi trajneri Irlandez. “The Scousers” tashmë kërkojnë largimin e tij, dhe duan që drejtuesit të marrin Jurgen Klopp për pankinën e “The Reds”. Për këtë gjë ata kane vendosur të vishen si trajneri karizmatik gjerman në ndeshjen e rradhës në kampionat kundër Aston Villa. Tifozët do të vishen me kapele dhe syze, për të protestuar ndaj trajnerit Rodgers ku kërkojnë largimin e tij, dhe në këtë mënyrë ftojnë Jurgen Klopp drejt gjigandit anglez. Tashmë pritet që drejtuesit të marrin parasysh edhe kërkesat e tifozëve përsa i përket trajnerit. image

S'KA KOMENTE

Comments are closed.