Tifozët e Milanit kundërshtojnë blerjen e radhës

0
SHPËRNDAJE


Seria A/ Tifozët e Milanit kanë dalë kundër angazhimit të një përforcimi të ri.
Martin Caceres sot do t’i nënshtrohet testeve mjekësore të cilat nëse i kalon me sukses do të nënshkruajë me Milanin.

Mbrojtësi uruguaian është pa klub nga vera e vitit të kaluar kur u largua nga Juventus.

Mirëpo, ai së fundmi nuk i kaloi testet mjekësore duke dështuar në transferimin e tij në Trabzonspor, përcjell lajmi.

Dhe, pikërisht dyshimet rreth gjendjes së tij fizike kanë bërë që tifozët e Milanit ta kritikojnë klubin për idenë e transferimit të tij.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.