Tifozët e Paok ndërpresin ndeshjen me Olympiakos (Video)

0
SHPËRNDAJE

Ergys Kaçe
Ergys Kaçe

Legjionarët/ Paoku i Ergys Kaçes pa frikë mund të quhet jashtë Kupës së Greqisë. Ekipi nga Selaniku u mund në shtëpi nga Olympiakos në ndeshjen e parë gjysëm finale me rezultatin 1-2, dhe pa frikë mund të quhet i eleminuar, por ndeshja nuk përfundoi pasi tifozët nuk e lejuan këtë gjë. Ergys Kaçe u fut në lojë në minutën e 64′ teksa rezultati ishte 1-2 për miqtë. Mesfushori shqiptar mori edhe një karton të verdhë në këtë përballje. Ndërkohë ndeshja u ndërpre dhe nuk shkak për këtë u bë mos dhënia e një 11 metërshi nga arbitri për skuadrën e Paok dhe presidenti i saj tërhoqi ekipin nga fusha.  imageTifozët vendas dihet që janë shumë të zjarrtë në përkrahjen e ekipit të tyre, teksa kjo gjë ndikoi shumë edhe në ecurinë e ndeshjes që nuk u la të përfundonte. Me shumë mundësi skuadra e Olympiakos do të marrë fitoren 0-3 në tavolinë. Ndërkohë presidenti i skuadrës së Paok, Savvidis ka deklaruar se kjo nuk është hera e parë që ndodhin të tilla gjëra dhe do të bëjë kerkesë që ndeshja të riluhet me një arbiter të huaj. Ai ka shtuar se cilido të jetë vendimi i Federatës nuk do të shkojë në Athinë për ndeshjen e kthimit edhe sikur t’- hiqnin nga Superliga greke.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.