Tifozët e Partizanit në terr, ndeshja e E.League s’jepet në TV

0
SHPËRNDAJE
Loading...

tvTifozët e Partizanit në terr. Jo vetëm që s’do të kenë mundësi të udhëtojnë dot të organizuar për të mbështetur skuadrën e tyre në Norvegji, por as do ta kenë shansin ta shohin të paktën në TV. Po, sepse asnjë televizion, qoftë edhe norvegjez s’i ka blerë të drejtat e transmetimit. Pikërisht, përmes faqes zyrtare në internet, klubi i Stromsgodsetit ka bërë me dije se “ndeshja nuk do të jepet as në ndonjë kanal televizv dhe as në internet. Kështu që mënyra e vetme është të blini biletën dhe të vini në stadium në mbështetje të skuadrës, për të nisur sa më mirë këto paraeliminatore të Europa League”, është thirrja e tyre. Natyrisht duket se është një mënyrë e mirë, për të mbushur sa më shumë shkallët e “Marienlyst Stadion”.
Mirëpo, ata menojnë për vete dhe nga ana tjetër s’u intereson që kjo penalizon shumicën e tifozëve të Partizanit, të cilët e kanë të pamundur të udhëtojnë në Norvegji, e jo më të blejnë biletë stadiumi. Mes fansave të kuq është hedhur ideja e filmimit të ndeshjes me kamera amatore nga tifozët e pranishëm në stadium, për ta transmetuar përmes Youtube-it. Por vështirë që kjo ide të gjejë zbatim dhe mbështetje nga organizatorët norvegjezë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.