Tifozët e Teutës thirrje presidencës: Ndaj Partizanit, duhet të jetë hyrja falas

0
SHPËRNDAJE

Teuta e këtij sezoni është larg pritshmërive nga ai i kaluari. Skuadra durrsake renditet në vendet e fundit të renditjes duke qenë një kandidat serioz për rënien një kategori më poshtë.

Duke parë këtë situatë, tifozët duan që t’i qëndrojnë pranë ekipit të tyre për të dalë nga kriza e rezultateve, sidomos në ndeshjen e nesërme ndaj Partizanit “Niko Dovana”, një takim shumë delikat për të ardhmen e “Djemve të Detit”. Përmes një postimi në një faqe jo zyrtare të Teutës, tifozët durrsakë i bëjnë thirrje presidentit Edmond Hasanbelliu që të hapë dyert e stadiumit për ndeshjet e radhës.

Teuta do të presë Partizanin në një ndeshje për jetë a vdekje, ku tifozët kërkojnë këtë privilegj për të qenë sa më shumë në shkallët e stadiumit. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.