Tifozët e Tiranës të irrituar

0
SHPËRNDAJE

Faksimile e komenteve të tifozëve
Faksimile e komenteve të tifozëve
Superiorja/ Ecuria jo e mirë e Tiranës në këto tre javë të para të Superligës kanë sjellë edhe reagimin e tifozëve bardheblu që kërkojnë shpjegime për këto rezultate. Tirana ka arritur të marrë 5 pikë në këto tre ndeshjet e para, dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak tifozërisë bardheblu që kanë zgjedhur profilin zyrtar të klubit në rrjetin social “Facebook” për të shprehur haptazi pakënaqësinë e tyre, veçanërisht pas atij barazimi në shtëpi 0-0 me ekipin e Bylis. Tifozët kanë shkruar komente si “Turp për Tironën”, duke lënë të nënkuptohet se nuk janë aspak të kënaqur me ekipin e tyre. Madje disa prej tyre kanë skeptikë edhe për fjalët e presidentit Halili, i cili në fillim të sezonit premtoi se do të sillte titullin kampion në kampin bardheblu pas 7 vitesh.
Faksimile e komenteve të tifozëve
Faksimile e komenteve të tifozëve

S'KA KOMENTE

Comments are closed.