Tifozët e Vllaznisë ndërpresin stërvitjen e shkodranëve, kërkohet llogari për rezultat e dobëta

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Tifozët e Vllaznisë kanë ndërprerë seancën stërvitore të radhës të lojtarëve shkodranë, dy ditë pasi kuqeblutë u mundën 2-0 në “Niko Dovana” ndaj Teutës dhe për pasojë u eleminuan nga Kupa e Shqipërisë.

Fillimisht, tifozët kanë debatuar me trajnerin shkodran, Armando Cungu, i cili i falënderoi për atë çfarë kanë bërë për ekipin e Vllaznisë, ndërsa më pas një grupim prej 20 vetash, u kërkuan llogari lojtarëve për rezultat e dobëta, teksa u kërkua kthesa ndaj Korabit, ku pritet medoemos një 3-pikësh. Nga sa mësojnë burime të sigurta të minuta90.com, disa tifozë u kanë shpreh futbollistëve të Vllaznisë, se disa nga ata nuk kanë dhënë maksimumin, por pa dhënë emra, ndërsa Cungu u shpreh se lojtarët kanë dhënë aq sa kanë pasur mundësi.

Gjithashtu, tifozët shprehën indinjatën e tyre për administratorin Astrit Gjyrezi, teksa fansat kuqeblu u shprehën për të, se ai nuk do të shikojë në stadium, sidomos grupimin “Vllaznit Ultras”. Në fund, të dyja palët u përshëndeten së bashku, ku trajneri i kuqebluve, Armando Cungu i falënderoi për ardhjen e tyre, duke i përshëndetur një dhe nga një tifozët.

Tashmë, pritet të shikojmë se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim me Vllazninë e një mijë problemeve, që nuk ndodhet në pozicione të mira, teksa eleminimi nga Kupa e Shqipërisë ka tronditur jo pak moralin e lojtarëve shkodranë. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.