Tifozët e Vllaznisë në protestë, kërkojnë largimin e drejtuesve

0
SHPËRNDAJE

imageSuperiorja/ Për tifozët e Vllaznisë kupa u mbush dhe nuk mban më, teksa ata tani kanë filluar të protestojnë në rrjetet sociale për largimin e drejtuesve të ekipit. Tifozët kuqeblu kanë shfrytëzuar Facebook-un për të shprehur indinjatën e tyre ndaj tre prej drejtuesve të ekipit, siç janë trajneri Zmijani, shefi i klubit Grima dhe administratori Kalamishi. Tifozët kanë postuar foto me mbishkrimin e sipër tyre “Ikni”. Duket se situata e vështirë e krijuar tek Vllaznia ka bërë që tifozët të zgjedhin këtë rrugë për të protestuar për këtë gjë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.