Tifozët hyjnë në fushë, ndërpritet ndeshja në Bullgari

0
SHPËRNDAJE
Loading...

cska sofiaDitën e djelë ishte në program një ndeshje miqësore midis bullgarëve të CSKA Sofia dhe izraelitëve të MS Ashdod. Ndeshja po zhvillohej në kushte normale deri 1 minutë nga fundi i saj kur një ndërhyrje e ashpër e njërit prej lojtarëve të MS Ashdod në dëm të një futbollisti të CSKA Sofia ka bërë që tifozët të shpërthejnë kundër izraelitëve fillimisht me ofendime dhe me hedhjen e sendeve të forta në fushë dhe më pas me pushtimin e fushës së lojës nga tifozeria vendase e CSKA Sofia. Tifozët kanë filluar të sulmojnë lojtarët e MS Ashdod duke i detyruar këta të fundit të largoheshin nga fusha. Në momentin e hyrjes në fushë rezultati ishte në shifrat 0-1 në favour të MS Ashdod.

Ju ftojmë të ndiqni videon e pushtimit të fushës nga tifozët:

S'KA KOMENTE

Comments are closed.