Tifozët “Kuq e Zi” përshëndesin Tramexanin

0
SHPËRNDAJE


Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare, “Tifozët Kuqezi” i kanë dhënë lamtumirën ish ndihmësit të De Biasit në Kombëtaren e Shqipërisë.

Ja postimi i tyre:

Paolo, nuk na vjen mirë aspak që nuk do të jesh më trajner i Kombëtares, por pavarësisht kësaj ne si Tifoza Kuq e Zi të urojmë jetë të gjatë dhe shumë suksese ne karrierën tënde si trajner.

Ti do mbetesh përherë në kujtesën tonë si njeriu që me punë shumë e me fjalë pak na bëri ta jetojmë atë që e kishim ëndërruar prej brezash. Me punë e meritove respektin e tifozëve sepse respektin e dhe qysh prej ditës së parë kur erdhe në Shqipëri.

Faleminderit për gjithçka që i dhe Kombëtares tonë.
Me respekt
Tifozat Kuq e Zi

S'KA KOMENTE

Comments are closed.