Tifozët “masakrojnë” Dani Alveshin: “Je i mbaruar, qesharak, duhet të ikësh”

0
SHPËRNDAJE

Seria A / Tifosët e Juventus të revoltuar shpërthejnë në rrjetet sociale ndaj futbollistit brazilian të bardhezinjve, Dani Alves. Zanafilla është një intervistë e dhënë nga mbrojtësi Brazilian, për një televizion brazilian “Esporte Interativo”. Në intervistën e tij, Dani Alves i bënte apel shokut të tij të skuadrës te Juventus, Dybala, që të largohej nga klubi torinez, nëse dëshironte të përmirësohej: “Lër Juventusin për tu përmirësuar”. Një qëndrim ky i Dani Alves që ka ndezur reagimin e tmerrshëm të tifozëve bardhezinj.

Këta të fundit nuk janë limituar ta kërcënojnë me terma: “Je i mbaruar”, “Koha mbaroi”, “Duhet të ikësh ti, jo Dybala”, apo etiketojnë:  “Qesharak”. Tërbimi dhe furia e popullit bardhezi ka pushtuar profilet e futbollistit në rrjetet sociale, që tashmë është pre e urrejtjes së tifozëve. Nga ëndrra në makth për faj të atyre fjalëve në adresë të shokut të tij argjentinas. “Të të vij turp, ajo që the është e papranueshme”, kulmon reagimi i një tifozi juventin ndaj Dani Alves.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.