Tifozi i shpëton jetën gjyqtarit

0
SHPËRNDAJE

Foto Ivan Benedetto - Fc ProVercelli 02-05-2015 Vercelli (Vc) Pro Vercelli-Crotone Campionato SerieB 2014/2015 Stadio Silvio Piola Nella Foto:
Eugenio Abbattista (Foto: Ivan Benedetto)

Arbitri 33 vjeçar italian Eugenio Abbattista, rrezikoi seriozisht jetën mëngjesin e së mërkures së kaluar kur pësoi aksident në autostradën Napoli-Bari ndërsa kthehej në shtëpi pasi një natë më parë kishte arbitruar ndeshjen Salernitana – Entella (e përfunduar në barazim 2-2).

Makina e Abbattistas u shkatërrua plotësisht ndërsa arbitri mbeti pa ndjenja pas një përplasje me një kamion që u largua nga vendgjarja, por mrekullia ndodhi që aty pranë qëlloi një punonjës i Kryqit të Kuq, të cilit i ishte prishur makina dhe po priste servisin.

Punonjësi me emrin Ciro Carbone ishte njëkohësisht tifoz i çmendur i Avellionos që merr pjesë në të njëjtën kategori me Salernitanën dhe Entellan. Ky i fundi pa hezituar i vjen në ndihmë arbitrit duke i dhënë ndihmën e shpejtë që rezultoi ti shpëtonte atij jetën.

Abbattista gjendet në gjendje shumë më të mirë falë tifozit të gjendur aty rastësisht në vendin dhe momentin e duhur ndërsa bëhet e ditur se arbitri ka mundur edhe ta falenderojë personalisht Ciron me anë të një telefonate.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.