Tifozi i Spanjës përlot tifozët anembanë botës

0
SHPËRNDAJE

Nuk ju shoh, po ju ndjej

Të bësh tifo nuk është aq e jashtëzakonshme, por e tillë bëhet kur dëshira për të ndjekur ekipin e zemrës bëhet aq e fortë sa edhe pse mund të mos e shohësh, e ndien në çdo emocion.

Euro 2016 megjithëse ende në fazën e parë, ka sjellë aq sa surpriza në fushë edhe në tribuna.

Mesazhi më emocionues në Euro 2016 ka ardhur nga një tifoz spanjoll i verbër, i cili ka pasur të shkruar në trup një mesazh prekës gjatë ndeshjes së Spanjës me Republikën Çeke.

“Nuk ju shoh dot, por ju ndjej”, shkruhej në trupin e një tifozi të verbër. Fotoja e tij po bën xhiron e botës dhe duke e çuar dashurinë dhe besnikërinë ndaj ekipit të zemrës në një dimension tjetër.

Tifozi-i-Spanjes

S'KA KOMENTE

Comments are closed.