Tirana , 2 javë kohë të lajë borxhet

0
SHPËRNDAJE


Tirana ka një tjetër borxh për të shlyer, pasi ka humbur kohë më parë gjyqin me Ervin Bulkun.

Bëhet fjalë për 120 mijë që klubi bardheblu i detyrohet ish-kapitenit, por në atë që raporton “Sport Ekspres”, thuhet se Bulku ka hequr dorë nga 30 mijë euro.

Por ajo që shqetëson është fakti që Tirana duhet ta shlyejë ish-lojtarin e saj brenda dy javëve, ndryshe mund të ketë penalitete.

Pak kohë më parë ishte Flamurtari ai që e pësoi duke iu hequr 6 pikë, ndërsa tani në të njëjtën situatë ndodhen bardheblutë, të cilët kanë disa borxhe për të shlyer pas gjyqeve të humbura.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.