Tirana akuzon një menaxher për skandalin e lojtarëve në Aeroport

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Duket se ekipi i Tiranës e ka gjetur lidhjen mes saj dhe shtetasve nga Bregu i Fildishtë të ndalur nga policia në aeroportin “Nënë Tereza”. Padi e denoncoi publikisht këtë gjë, tashmë drejtuesit bardheblu kanë gjetur edhe fijet e duhura për të arritur tek personi në fjalë. Ata akuzojnë menaxherin Alfred Bode si njeriun që i ka dërguar këtyre personave ftesa në emër të klubit bardheblu. KF Tirana doli sërisht me një deklaratë për shtyp. Ja deklarata e tyre e plotë.

Menaxheri Alfred Bode
Menaxheri Alfred Bode

DEKLARATE PER SHTYP
“Pas denoncimit publik të bërë dje, KF Tirana ashtu si premtoi zbardh sot të tjera detaje për skemën e mashtrimit që ne mënyre abuzive ka përfshire emrin e klubit bardheblu. Katër shtetas nga Bregu i Fildishte kanë mbërritur dje në mbremje në aeroportin “Nënë Tereza”. Personat dispononin një ftesë me logon e KF Tiranes e cila pretendohej t’i sherbente si mundësi kalimi e qëndrimi në Shqipëri. Persona të pa autorizuar kanë përdorur emrin e KF Tiranës për të realizuar një skemë të tille mashtruese.

Studio e menaxhimit Bode është përgjegjëse për këtë ngjarje të shëmtuar dhe i mbetet policisë te zbulojë më tepër, pasi tani disponon dokumentacionin e falsifikuar dhe tabulatet telefonike. KF Tirana pas denoncimit publik do të ndjekë rrugë ligjore për të vënë para drejtësisë të gjithë ata që kane guxuar të përdorin emrin e klubit. I njëjti standart do të përdoret për të gjithë ata që do të provojnë në të ardhmen apo kanë bërë abuzime në të shkuarën. Futbollistë të rinj shpesh herë jane dërguar ilegalisht jashtë vendit nga menaxherë mashtrues duke përdorur emrin e KF Tiranës. Klubi nuk do të lejojë askënd të cënojë emrin e Tiranës apo të përbalti imazhin.”

Dokumenti i falsifikuar sipas K.F Tiranës
Dokumenti i falsifikuar sipas K.F Tiranës

S'KA KOMENTE

Comments are closed.