Tirana akuzon: Tifozët e Partizanit dëmtuan stolat e stadiumit

0
SHPËRNDAJE

15259300_1790147817907999_292187469403682077_o

E pabesueshme, edhe kur derbi shkon në mënyrë perfekte, gjendet mënyra për ta njollosur atë. U luajt në dy ditë, nuk pati probleme, përveç sharjeve në distancë dhe ndonjë sharje ndaj gjyqtarit Lorenc Jemini, por më pas bëhet bilanci dhe ai nuk është aspak pozitiv.

Plot 106 stola janë thyer te tribunat H1 e H2, ku qëndronte tifozeria e Partizanit. Një pamje për të ardhur keq, pasi stadiumi nuk është vetëm i klubit Tirana, ai është i tifozëve, edhe atyre të kuq, që ndoshta pas pak ditësh do të jenë sërish në “Selman Stërmasi”, duke qenë zot shtëpie në sfidën kundër Kukësit.

Edhe Tirana ka reaguar në faqen e saj zyrtare, ku akuzuar tifozët e Partizanit për dëmin e shkaktuar. /minuta90.com/

denoncim-publik

S'KA KOMENTE

Comments are closed.