Tirana anullon miqësoren me Besën

0
SHPËRNDAJE

imageSuperiorja/ Ekipi i Tiranës ka anulluar miqësoren me ekipin e Besës, e programuar për t’u zhvilluar ditën e sotme në Kavajë. Shkak për këtë gjë është bërë terreni mjaft i keq i stadiumit të Besës, dhe drejtuesit sëbashku me stafin teknik nuk kanë dashur të rrezikojnë për dëmtimin e ndonjë lojtari vetëm një javë para fillimit të kampionatit. Ata kanë kërkuar edhe mirëkuptimin e ekipit kavajas për këtë gjë, teksa është vendosur që ndeshja të mos zhvillohet. Pas anulimit të miqësores ekipi i drejtuar nga trajneri Muça do të zhvillojë një test miqësor me ekipin e të rinjve në fushën sportive “Skënder Halili” në orën 18:00.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.