Tirana B “shpartallon” Partizanin B

0
SHPËRNDAJE


Derbi i Kryeqytetit / Nëse Tirana ka tre vite që nuk fiton një derbi në Kategorinë Superiore, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Kategorinë e Dytë, ku ekipet B janë vënë sot përballë njëri-tjetrit dhe ku bardheblutë kanë regjistruar një sukses të thellë me shifrat 7-2.

Skuadra e Drejtuar nga Migen Memelli vendosi diktatin në fushë që në pjesën e parë të takimit, kur brenda pak minutash Macaj, Deliaj dhe Jasa arritën të dërgonin topin në rrjetën e të kuqve. I njëjti ritëm vazhdoi edhe në fraksionin e dytë të ndeshjes, kur Qilimi shënoi dy gola të tjerë, ndërsa Joti dhe Memoli realizuan nga një në minutat shtesë.

Për Partizanin, si ngushëllim shumë i vogël ishte fakti që gjetën rrugën e rrjetës Jaupaj dhe Hoxha, pasi një humbje e tillë e thellë nga skuadra e Ylli Shehut as nuk mendohej në fillimin e sfidës së luajtur në kompleksin “Internacional”, para syve të shumë lojtarëve të skuadrës së parë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.