Tirana “baby” barazon me Gostivarin

0
SHPËRNDAJE

11800175_1606915359564580_7758083434959028821_n

Tirana “Baby” mund të quhet skuadra që është përballur ndaj Gostivarit në Maqedoni. Trajneri Shkëlqim Muca ka ruajtur shumë energji në rradhët e bardhebluve duke mos aktivizuar një pjesë të madhe të titullarve për të mos rrezikuar. Në lojë janë parë shumë element të rinj.

Ja cfarë shkruan për më tepër edhe faqja zyrtare e Tiranës në “Facebook.”

 

FK Gostivari – KF Tirana 1-1

Golat: Ademi 92’/Morina 75’

Tirana: Caka, Domgjoni, Pashaj, Gerxhaliu, Smajli, Bulku, Hoxhallari, Deliaj, Bilali, Halili, Morina. U aktivizuan: Shehri, Peci, Nuriu, Sallaku, Sorra.

Tirana ka zhvilluar ndeshjen e dyte miqesore ne Maqedoni perballe skuadres se Gostivarit. Bardheblute kane patur mundesi per te fituar kete takim pasi kane gjetur golin me ane te Mario Morines por jane ndeshkuar ne kohen shtese duke barazuar miqesoren numer dy. Ne kete perballje, trajneri Muca ka lene pushim tete futbolliste duke dashur te mos rrezikoj per shkak te disa problemeve te vogla te shfaqura ne ditet e fundit e megjithate skuadra ka bere nje loje mjaft te mire. Ne formacion kane patur hapesire disa nga lojtaret e afruar nga te rinjte si dhe futbollisti shqiptar nga Maqedonia Lutfi Bilali, i afruar per nje prove disa ditore ne Mavrove. Ndeshja eshte zhvilluar me nje klime miqesore dhe ne perfundim futbollistet e dy skuadrave kane shtrenguar duart me njeri tjetrin dhe kane bere fotografi se bashku. Pas takimit, futbollistet qe i kane munguar TIranes ne fushe, kane zhvilluar vrapime se bashku me ndihmes trajnerin Egbo. Kjo ka qene ndeshja e dyte miqesore per Tiranen ne Mavrove. Takimin e pare perballe Mlladost CD bardheblute e fituan me rezultatin 2-1. Ne axhenden e ndeshjeve miqesore ne Maqedoni jane programuar te luhen edhe dy takime te tjera javen e ardhshme perballe Shkupit dhe Pelisterit, takime ku trajneri Muca ka programuar te luaj me skuadren e plote.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.