Tirana bën detyrën ndaj Korabit, vendosin golat e sulmuesit Ifeanyi Edeh dhe mesfushorit Afrim Taku

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Tirana ka bërë detyrën në shtëpi përballë Korabit duke fituar me rezultatin 2-0. Në pjesën e parë bardheblutë kanë qenë të pafat ku pavarësisht sulmeve te shumta nuk kanë arritur ta zhbllokojnë takimin.

Me fillim e pjesës së dytë, në minutën e 48, sulmuesi Ifeanyi Edeh ka kaluar Tiranën ne avantazh. 8 minuta më vonë mesfushori Afrim Taku realizon një gol mjaft të bukur nga distanca duke dyfishuar rezultatin.

Miqtë nga Dibra u detyruan ta mbyllin takimin me 9 lojtarë pas daljes me karton të kuq të mesfushorëve Daniel Jubani dhe Sokol Mziu. Fitorja e sotme e ngjit Tiranën në kuotën 35 pikëve, 3 më shumë se Laçi i vendit të parafundit. /minuta90.com/

Tirana-Korabi 2-0

Golat: Edeh 48’, Taku 56’

Tirana (4-2-3-1): I. Lika, Doka, Teqja, Turtulli, Hoxhallari, G. Lika (Halili 67’), Acquah (Deliaj 81’), Taku, Ndockyt, Nkounkou, Edeh (Cisse 74’) Tr: Mirel Josa

Korabi (4-5-1): En. Prençi, Shabani, El. Prençi, Kaja, Arifaj, Mziu, Gavazaj (Murrja 75’), Zefi (Kraja 86’), Jubani, E. Kaloshi, Hoxhaj (Çangu 66’) Tr: Artion Poçi

Gjyqtarë: Kreshnik Cjapi, Ergin Doda, Nertil Bregasi, Blerim Ziri

Kartonë të verdhë: Bakaj 22’ / Zefi 36’, El. Prençi 50’, E. Kaloshi 55’, Shabani 66’, Mziu 71’

Kartonë të kuq: Jubani 64’, Mziu 74’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.