Tirana bën të vetin trofeun e Kupës

0
SHPËRNDAJE
Loading...

14570344_10154053290681985_5056484397915129753_nTirana – Teuta 89-73, (26-19, 17-12, 27-12, 19-31)

TIRANA: Ramme, Vogli, Durrësi, Karaj, Lasku, Gjyzeli, Hysenagolli, Shima, Pashaj, Johnson, Hasani, Hysa. Trajner: Nikola Milatovic
TEUTA: Faslija, Gorea, Skilja, Isufi, Shestani, Aliaj, Thano, Veselagu, Lee, Jani, Daliu. Trajner: Astrit Greva
Gjyqtarë: Ervin Koci, Gilbert Hoxha, Marli Kasëmi

Tirana ka fituar 89-73 ndaj Teutës në finalen e Kupës së Shqipërisë, duke rrëmbyer kështu trofeun e parë sezonal në basketboll për meshkuj. Finalja e këtij turneu u zhvillua në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit, aty ku për dy ditë me radhë u zhvilluan finalet, organizuar nga Federata e Basketbollit. Fitorja e Tiranës ishte e merituar, pasi e udhëhoqi vazhdimisht ndeshjen, duke u shkëputur që në periodën e parë dhe e thelloi epërsinë me kalimin e minutave.

Durrsakët u përpoqën të rivalizojnë, por pa forcën e duhur, duke qenë gjithnjë në ndjekje dhe me gjithë mbështetjen e fansave u detyrua të pranojë humbjen. Që në periodën e parë bardheblutë tregojnë forcën e tyre, kur shumë shpejt e shohin veten në epërsi 14-5, ndërkohë që shifrat sa vijnë e thellohen. Teuta ka një reagim të lehtë në fund dhe 10-minutëshi i parë mbyllet 26-19 për Tiranën, që shkëputet edhe më shumë në periodën e dytë.
Durrsakët luajnë me hope dhe amerikane Lee i ardhur së fundi nuk është përshtatur ende me skuadrën e re. Ndërsa loja e Tiranës është më e mirë dhe udhëheq 43-30 në përfundim të gjysmës së parë. Kjo pamje nuk ndryshon as në periodën e tretë, me kryeqytetasit që kanë epërsi në fushë dhe shkëputen 70-42 pas 30 minutash lojë. Një epërsi që e kthen në formalitet periodën e katërt, me Tiranën që kontrollon lojën dhe në fund arrin një fitore të merituar, ndërsa Teuta ka ende nevojë për kolaudim pas afrimeve të fundit/durreslajm

S'KA KOMENTE

Comments are closed.