Tirana bie sërish, Vllaznia bën surprizën në “Selman Stërmasi”

0
SHPËRNDAJE
loading...

Vllaznia bën surprizën duke mposhtur Tiranën në kryeqytet. Në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndeshja hapëse e javës së 27-të të Kategorisë Superiore përfundoi 2-1, me të tre golat e shënuar pas pushimit mes pjesëve.

Pas një nisjeje më të mirë të shkodranëve, Tirana merr frenat e lojës dhe dominon pjesën më të madhe të pjesës së parë.

Nëntë minuta pas pushimit, Olsi Gocaj shndërron në gol një penallti, por në të 80-n zëvendësuesi Moctar Cisse rikthen baraspeshën. Megjithatë ekuilibri zgjati vetëm dy minuta, pasi Erdenis Gurishta realizoi golin e fitores vetëm pak sekonda pasi kishte hyrë në fushë.

Me këtë sukses Vllaznia ngjitet në kuotën e 35 pikëve në vendin e pestë, -1 nga Luftëtari që të dielën luan në Kukës.

Ndërkohë që Tirana mbetet në errësirë, duke pësuar disfatën e gjashtë në nëntë ndeshjet e fundit, ende pa e provuar shijen e fitores në vitin 2017. Bardheblutë mbeten me 30 pikë dhe duhet të kthejnë kokën seriozisht nga mbijetesa. /minuta90.com/

Tirana-Vllaznia 1-2

Golat: Cisse 80’ / Gocaj (pen) 55’, Gurishta 82’

Tirana (4-3-3): I. Lika, Doka, Teqja, Turtulli, Hoxhallari, Acquah (Karabeci 65’), Daja, Ndockyt, G. Lika (Cisse 74’), Taku, Edeh (Halili 86’) (në dispozicion: Bakaj, Cake, Kërçiku, Nuriu) Tr: Mirel Josa

Vllaznia (4-5-1): Selimaj, Gocaj, Bicaj, Vrapi, Pjeshka, Çinari, Tafili, Krymi, Bardulla (Hebaj 46’), Shtubina, Bakaj (Kruja 80’) (në dispozicion: Agoviç, Cicmil, Gurishta, Vecaj, Kalaja) Tr: Armando Cungu

Gjyqtarë: Emirjon Sino, Orgest Grabova, Renato Malaj, Kreshnik Cjapi

Kartonë të verdhë: Teqja 14’ / Vrapi 10’, Bardulla 33’, Krymi 49’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.