Tirana-Bylis. miqësorja e programuar për të premten

0
SHPËRNDAJE

Ndeshja e futbollit, Partizani-Bylis i Ballshit, 1-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin "Selman Stermasi" ne Tirane.

Tirana e sezonit të ri duket se ka programuar edhe ndeshjen e parë testuese, vetëm pak ditë nga fillimi i përgatitjeve. Burime nga klubi kryeqytetas konfirmojnë për “minuta90” se skuadra e Muçës do të luajë të premten një miqësore me Bylsin, ekip i ringjitur këtë vit në Kategorinë Superiore. Me shumë mundësi, vendi i caktuar për këtë miqësore do të jetë fusha stërvitore “Skënder Halili”, aty ku bardheblutë kryejnë stërvitjet prej ditësh. Ndërkohë që edhe për ballshiotët do të jetë një “shijim” i parë i përballjeve të Superiores, kampionat ku do të rikthehen të luajnë pas një viti “purgator”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.