Tirana debuton me fitore

0
SHPËRNDAJE
Loading...

10177954_10152352230164723_5363313248453743686_nTirana e nisi me fitore fazën e grupeve në Balkan League në basketboll për meshkuj, duke mposhtur 78-66 Trepcën në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet. Bardheblutë e koshit falë edhe mbështetjes së zjarrtë të tifozëve shfaqën një nivel të lartë loje, duke dominuar sidomos në pjesën e dytë.

Vendasit e nisën mirë përballjen me ekipin nga Kosova, por gjatë periodës së parë loja ishte e ekulibruar, aq sa edhe rezultati në këtë 10-minutësh ishte 22-22. Tirana falë lojës së mirë të dyshes Hysenagolli–Johnson mori avantazhin duke mbyllur pjesën parë 43-39.

Dominimi i bardhebluve u ndje edhe në dy periodat e fundit me diferencën që erdhi duke u rritur derisa në fund Tirana fitoi me 12 pikë diferencë. Më i miri mbi parketin e “Asllan Rusit” rezultoi Hysenagolli që realizoi në total 25 pikë, dha 3 asiste dhe kontrolloi 9 topa nën tabelë. Johnson shtoi edhe 21 pikë të tjera për vendasit, që e nisin me këmbë të mbarë eksperiencën e tyre në Balkan League/Supersport.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.