Tirana denoncon publikisht lojën e ashpër në Ballsh dhe arbitrin Meta

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Pas barazimit të marrë në fushën e Bylis, ekipi i Tiranës ka shpërthyer në akuza ndaj gjykimit. Trajneri Daja pas ndeshjes u shpreh se arbitri lejoi dhunën në fushë, klubi bardheblu reaguar për atë që bëri në fushën e lojës arbitri Kridens Meta. Përmes një deklarate për shtyp, drejtuesit e klubit bardheblu denoncuan duke u shprehur këtë gjë: kf-tirana-hd-logoKF Tirana denoncon publikisht gjithcka ka ndodhur ne ndeshjen e luajtur te dielen ne Ballsh. Gjyqtari Meta dhe ndihmesit e tij jane bere protagoniste duke demtuar jo vetem ndeshjen por dhe te gjithe investimin, mundin dhe objektivat e klubit tone. Duke mos e pare si nje rast te izoluar por si nje ngjarje te perseritur, KF Tirana denon ashper gjykimin tendencioz qe percaktoi fatin e takimit ne stadiumin e Ballshit. Nuk eshte hera e pare kete sezon qe Tirana penalizohet qellimisht. Pergjate gjithe takimit gjyqtari ka lejuar nderhyrje antisportive nderkohe qe ne fund ka mohuar nje 11-metersh te paster. KF Tirana kerkon te respektohet investimi, mundi dhe emocionet e te gjithe komunitetit bardheblu si dhe te merren masa per te ndeshkuar gjyqtaret qe percaktojne ndeshjet apo vendosin ti demtojne ato.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.