“Tirana dhe Kukësi nuk janë për titull”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

image579Shkëlqim Muça, trajneri i mirënjohur që momentalisht është shefi i klubit shumësportësh të Partizanit, ka dhënë një intervistë të gjatë, ku ndër të tjera ai shprehet se Kukësi dhe Tirana nuk janë ende gati për të fituar titullin.

Tirana“Besoj se do arrijë objektivin e Europës, por nuk e shoh për titull. Për të dalë kampion, gjykoj se duhet një ose dy vite për të krijuar një skuadër kompetitive. Nuk e shikoj gati këtë vit për të pretenduar vendin e parë. Besoj se edhe Josa është i ndërgjegjshëm për këtë, pasi do kohë ta ndërtojë skuadrën e tij. Për të krijuar një ekip që synon titullin duhen shumë gjëra, duke filluar nga korrektesa në pagesa, menaxhim i mirë, mbështetja e trajnerit në ditë të këqija. Nuk mund t’i pritet në mes puna një trajneri që sapo ka nisur të fusë idetë e tij”.

Kukësi“Vërtet nuk kanë humbur, por kanë shumë barazime. Për një ekip që do titullin, të rëndësishme janë tre pikët. Kukësi tashmë është futur në ritmin e ekipeve të kreut dhe mbetet pretendente deri në fund. Megjithatë mendoj se nuk është ende një skuadër për titullin. Është ekip i mirë  që mund të rivalizojë deri në fund, por jo për të fituar titullin”-mbylli prononcimin e tij, shefi i klubit shumësportësh, Partizani. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.