Tirana dhe tifozët që protestojnë

0
SHPËRNDAJE

imageSuperiorja/ Tifozët e Tiranës, ose grupimi i njohur si “Tirona Fanatics” ditën e sotme vendosën të bojkotonin ndeshjen e skuadrës së tyre të zemrës. Tifozët bardheblu nuk ishin të pranishëm në përballjen që skuadra e tyre barazoi me Flamurtarin në “Selman Stermasi” me rezultatin 0-0. Ata protestuan para stadiumit për drejtimin që po i bëhet skuadrës së tyre të zemrës duke kundërshtuar drejtuesit që sipas tyre po ndjekin politika të gabuara.image Me banderola nëpër duar ata kishin shkruar “Afër Tironës dhe Larg Mashtrimit”, por ndërkohë nuk harruan të ironizojnë edhe kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj teksa i kishin dedikuar parullën “Nuk bohet Tirona me lekët e mamit”. Tashmë ata kërkojnë largimin e drejtuesve dhe fillimin e një epoke të re tek klubi i tyre i zemrës. Pa këta të fundit në shkallët e stadiumi u pa efekti që Tirana nuk arriti të jetë i frikshëm.image

S'KA KOMENTE

Comments are closed.