Soza në fokusin bardheblu, por Lugano është më afër tij

0
SHPËRNDAJE

imageSuperiorja/ Ish-sulmuesi i Vllaznisë Sebastian Soza, duket se nuk do të rikthehet ne Superligën shqiptare. Aktualisht lojtari i Palermos, uruguajani është pranë një transferimi në Zvicër tek ekipi i Luganos. Ditët e fundit në drejtim të sulmuesit kishte interesim edhe nga skuadra e Tiranës, e cila është në kërkim të një tjetër sulmuesi për t’a afruar në ekip. Drejtuesit bardheblu mësohet se kanë kontaktuar me lojtarin, por ai është në pritje të ofertave jashtë Shqipërisë, ku duket se Lugano është destinacioni më i mundshëm për Sozën. Gjithashtu për lojtarin interesohet edhe ekipi i Liverpool Montevideo.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.