Tirana, e ardhmja në “ajër”, disa lojtarë me “valixhe në duar”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Ende nuk dihet se çfarë do të bëhet me Tiranën. E vetmja gjë e sigurt deri më tani lidhet me pjesëmarrjen në Ligën e Europës, ndërsa pjesa tjetër mbetet totalisht në “ajër”.

Dilemat nisin nga pankina dhe përfundojnë tek organika. Burime të sigurta të minuta90.com bëjnë me dije se, lojtarë si Ilion Lika, Olsi Teqja, Erando Karabeci, Gilman Lika dhe Afrim Taku, vështirë të sakrifikojnë që të luajnë në Kategorinë e Parë me kryeqytetasit, ndërsa edhe Albi Doka dhe Dorian Kërçiku kanë pak gjasa që të mbesin bardheblu.

Ndërkaq, përveç këtyre lojtarëve, pjesa dërrmuese e lojtarëve janë gati që të mbeten te Tirana edhe për sezonin tjetër, megjithatë fillimisht ata do të diskutojnë edhe për termat e kontratave. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.