Tirana e mbyll me humbje përgatitoren maqedonase

0
SHPËRNDAJE

tira Superiorja/ Mbyllje më të keqe të fazës përgatitore në Mavrovë nuk mund të kishte për Tiranën, që ka pësuar humbje 3-1 në testin e katërt miqësor të luajtur të shtunën në Kërçove. Plot tre gola kanë pësuar bardheblutë nga skuadra vendëse e Fk Vllaznimit, ndërkohë që shkurtimin e diferencës e bëri 10 minuta nga fundi Mario Morina përmes një penalltie. Duket se fajin për këtë rezulat, 24 herë kampionët shqiptarë ia kanë vënë terrenit tepër të renduar në stadiumin e Vellazënimit, që natyrisht ishte më i mësuar të luante aty.

Në një ndeshje të tensionuar dhe të luftuar, skuadra e Muçës e ka pasur të pamundur shmangien e humbjes së parë verore. Mbi të gjtih në akuzë është vënë mbrojtje, përderisa në pjesën e parë dy gola erdhën pikërisht prej pakujdesive në prapavijë. Gjithsesi, jo pak ka mëkatuar edhe sulmi, teksa tentativat e japontezit Masato, apo edhe të të sapoardhurit Djilas, nuk janë finalizuar me sukes. Serbi e kishte premierën e tij dhe nuk është se është shfaqur në lartësinë e pritur. U desh të aktivizohej Morina, që bardheblutë të gjenin të paktën golin e nderit. Ndërkohë që terreni i rënduar ku u zhvillua ndeshja ka detyruar trajnerin Muça t’u kërkojë lojtarëve të tij të bëjnë kujdes për të shmangur dëmtimet. Si përfundim, megjithëse ka pasur një lojë të ashpër me dyluftime luftarake, kryeqytetasit kanë dalë duke shtrënguar duart me kërçovarët, duke i uruar për fitoren. Ndërkohë që të dielën pritet rikthimi i skuadrës në Tiranë, aty ku prej dy ditësh gjenden kapiteni Bulku dhe Kërçiku.

FK Vllazenimi – KF Tirana 3-1
Golat: Adili 25’, 30’, Osmani 56’/ Morina 85’
Tirana: Frasheri; Smajli, Kavdanski, Pashaj, Gerxhaliu; Malaj, Teqja, Hoxhallari, Lika; Masato, Djilas.
U aktivizuan: Morina, Deliaj, Caka.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.