Tirana e varur nga këmbët e Bakajt

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Skuadra e Tiranës këtë sezon ka patur një ecuri me hope, teksa në fillim e nisi shumë dobët, teksa me ardhjen e Ilir Dajës në krye të pankinës ekipi bardheblu filloi ngritjen. Ajo gjë që ka shqetësuar më shumë tek skuadra kryeqytetase ka qenë mungesa e një sulmuesi kryesor, teksa për të zëvëndësuar një mungesë të theksuar në këtë repart është përdorur fantazisti, Elis Bakaj. Mesfushori me tipare sulmuese ka qenë një pikë referimi për skuadrën bardheblu këtë sezon me golat e tij.

Elis Bakaj ndaj Kukësit
Elis Bakaj ndaj Kukësit

Padiskutim që ekipi ka qenë i varur prej tij dhe golave që ai ka shënuar. Të paktën në ndeshjet ndaj Tërbunit dhe Laçit, Bakaj ka qenë protagonisti kryesor me golat e shënuar duke i dhënë 3 pikët në këto përballje Tiranës. Pa frikë mund të themi se ai është lojtari më kryesor i ekipit bardheblu që ka gjetur njeriun gol tek Elis Bakaj, i cili ka shënuar plot 11 gola në këtë sezon.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.