Tirana është super, fundos Tërbunin

0
SHPËRNDAJE

Tërbuni – Tirana 1-3

Shënues: Marku 59′  / El.Bakaj 10′, Muzaka 75′, Muça 78′

Tërbuni: Kuka, Beci, Rudovic, Prendi, Çema, Gavazaj, Tushe, Karakaçi, Karapici, Dedin, Marku. Trajner: Viktor Gjoni

Tirana: Ed.Bakaj, Smajli, Teqja, Karan, Hoxhallari, Muça, Malaj, Muzaka, Lika, El.Bakaj, Hugo. Trajner: Ilir Daja

Terbuni TiranaSuperiorja/ Tirana e ka nisur në mënyrën më të mirë fazën e tretë të Superiores teksa ka arritur të marrë një fitore në ndeshjen e parë të vitit. Bardheblutë e Ilir Dajës mposhtën Tërbunin vëndas në një ndeshje të luftuar fort nga të dyja skuadrat. Ndeshja në Pukë përfundoi me rezultatin 1-3 duke bërë që Tirana t’a nisë me këmbë të mbarë vitin 2016 në kampionat, ndërsa Tërbuni vazhdon të vuajë krizën që e përcjell qysh në dy fazat e para, megjithatë tregoi se ende ky ekip nuk është dorëzuar. Ndeshja nisi menjëherë me gol teksa qysh në minutën e 10′ Elis Bakaj do të kalonte në avatazh miqtë. Muzaka do të merrte një inkursion nga krahu i djathtë dhe aty fut një top në zonë, teksa fantazisti Bakaj përfiton nga një pakujdesi e mbrojtjes për të dërguar topin në rrjetë. 0-1 dhe çdo gjë bëhet më e thjeshtë.

Tirana feston golin e Elis Bakaj
Tirana feston golin e Elis Bakaj

Me këto shifra do të mbyllej edhe pjesa e parë, teksa e dyta rifillon e njëjtë, me Tiranën dominuese. Tërbuni mundohet të reagojë, por e ka të vështirë të luajë mirë kundër bardhebluve që janë të vendosur mjaft mirë në fushën e lojës. Por gjithçka do të barazohej në minutën e 59′. Sulmuesi Marku arrin të përfitojë pas një topi të marrë brenda zonës duke mos falur në rastin e parë të vërtetë dhe duke mposhtur portierin Edvan Bakaj. 1-1 dhe çdo gjë rikthehet në barazpeshë. Nuk pajtohen kurrsesi me barazimin bardheblutë që fillojnë një ofensivë për të gjetur sërish golin e avantazhit, i cili nuk do të vononte. Këtë radhë është Gjergji Muzaka ai që shënon golin e dytë për Tiranën duke i rikthyer avantazhin skuadrës së Dajës. 1-2 dhe çdo gjë qetësohet në kampin bardheblu. Nuk do të mbyllej me kaq pasi do të kishte kohë edhe për një gol tjetër. Është kapiteni Gentjan Muça ai që vulos rezultatin e kësaj sfide me golin e tij në minutën e 78′.

Tirana feston golin e Gentjan Muçës
Tirana feston golin e Gentjan Muçës

Ky gol është edhe ai i sigurisë pasi rezultati shkon në 1-3. Skuadra e Ilir Dajës tashmë merr një fitore me mjaft vlera duke treguar qartë se tashmë është rikthyer ajo skuadër që të gjithë prisnin. Deri në fund ndeshja nuk do të kishte ndryshim rezultati edhe pse të dyja skuadrat do të kërkonin golin. Me këtë fitore skuadra e Tiranës ngjitet përkohësisht në vendin e tretë me 32 pikë duke parakaluar Teutën e cila ka një ndeshje më pak, ndërkohë që Tërbuni mbetet në fundin e renditjes me 11 pikë.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.