Tirana fiton Kupën e Shqipërisë, mbyll sezonin e turpit duke siguruar Europën

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Tirana ka fituar sot Kupën e Shqipërisë për herë të 16 në historinë e saj duke mundur me shifrat 3-1 skuadrën e Skënderbeut pas kohëve shtesë.

Koha e rregullt u mbyll në barazimin 1-1, pasi golit të sulmuesit Ifeanyi Edeh iu përgjigj mbrojtësi Marko Radas në fundin e ndeshjes. Në shtesa, fillimisht mesfushori Moise Nkounkou dhe më pas Merveille Ndockyt gjetën dy herë rrjetën për t’i dhënë një trofe pas 5 vitesh thatësirë bardhebluve.

Kjo fitore siguron edhe praninë në Ligën e Europës të Tiranës në sezonin e ardhshëm edhe pse bardheblutë do të luajnë në Kategorinë e Parë. /minuta90.com/

Skënderbeu-Tirana 1-3

Golat: Radas 87’ / Edeh 20’, Nkounkou 103’, Ndockyt 114’

Skënderbeu (4-1-2-3): Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici (Idrizaj 63’), Nimaga, Gavazaj (Karimi 78’), Muzaka, Adeniyi, Latifi (Gripshi 77’), Plaku (në dispozicion: Teqja, Bushi, Predescu, Abazi) Tr: Ilir Daja

Tirana (4-3-3): I. Lika, Doka (Halili 83’), Teqja, Turtulli, Hoxhallari, G. Lika (Daja 63’), Karabeci, Acquah, Kërçiku, Ndockyt, Edeh (Nkounkou 89’) (në dispozicion: Bakaj, Deliaj, Nuriu, Taku) Tr: Mirel Josa

Gjyqtarë: Kridens Meta, Ilir Tartaraj, Ridigert Çokaj, Ermal Barushi, Olsi Sokoli, Juxhin Xhaja

Kartonë të verdhë: Vangjeli 76’, Jashanica 103’, Karimi 105’ / Edeh 21’, Halili 86’, Hoxhallari 105’, Daja 118’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.