Tirana fiton një miqësore

0
SHPËRNDAJE

Tirana – OFK Petrovac 3-1

Golat: Halili 6′, Karabeci 29′, Bajrami 82′

Formacioni: 4-2-3-1
I. Lika, Teqja, Deliaj, Taku, Hoxhallari, Karabeci, Daja, Vucaj, Nika, Papa, Halili. U aktivizuan: Bakaj, Turtulli, Domgjoni, Kerciku, Bajrami, Gjino.

13731527_1729626560626792_5536121006585452920_nTirana ka fituar miqesoren e pare ne Serbi perballe skuadres malazeze OFK Petrovac. Bardheblute kane kaluar me sukses testin e pare fale golave te shenuar ne pjesen e pare nga Halili dhe Karabeci, ndersa ne pjesen e dyte ka qene Bajrami autori i golit te trete. Ky takim u zhvillua ne oren 18:30 ne Zlatibor dhe bardheblute kane zhvilluar nje loje mjaft te mire duke gjetur shume shpejt golin me ane te Grent Halilit per te dyfishuar me pas me nje goditje nga distanca te Erando Karabecit. Ne kete ndeshje nuk u aktivizua Gilman Lika qe ndjen nje shqetesim muskular, nderkohe qe debutuan Daja, Nika, Turtulli, Bajrami dhe Gjino. Per Ilion Liken ishte ndeshja e pare pas rikthimit me fanellen bardheblu. Sulmuesi nigerian Emeka nuk eshte aktivizuar pasi ende nuk eshte gati ndersa 19-vjecari i talentuar Flamur Bajrami ka bere nje paraqitje te mire duke gjetur dhe golin ne debutimin e tij si bardheblu. Ndeshja e rradhes per bardheblute do te luhet te shtunen perballe OFK Grbalj.

/Tirana facebook

S'KA KOMENTE

Comments are closed.