Tirana fiton pa probleme ndaj Korabit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Miqësoret/

Tirana – Korabi 3-0

Golat: Lika 41′, Muca 54′, Kadriu 61′

Formacioni: Frasheri, Muca, Pashaj, Gerxhaliu, Smajli, Teqja, Bulku, Sefa, Malaj, Lika, Fukui. U aktivizuan: Caka, Hoxhallari, Kavdanski, Nuriu, Deliaj, Sorra, Kadriu, Kerciku, Peci, Sallaku. Trajner: Shkelqim Muca.
image
Është mbyllur me fitoren e bardhebluve miqësorja mes Tiranës dhe Korabit e luajtur në “Skënder Halili”. Bardheblutë e drejtuar nga Shkëlqim Muça kanë shënuar tre gola dhe kanë zhvilluar një paraqitje mjaft të mirë teksa kanë marrë edhe duartrokitjet e tifozëve të shumtë që ishin të pranishëm. Mbrojtësi Gentjan Muça është rikthyer me gol nderkohë që ka shënuar edhe futbollisti nga Kërçova i afruar ne provë, Kadriu. Ekipi i Korabit ka qënë i pafuqishëm përballë ekipit bardheblu teksa është dorëzuar pa kushte në këtë përballje. Ndërkohë qe afrimet e reja në ekip si Gilberto dhe Vucaj, apo edhe portieri Bakaj janë stërvitur në mënyrë individuale. image

S'KA KOMENTE

Comments are closed.